INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i fuqishëm në zonën e ish-bllokut, Spitali i Traumës reagon lidhur me gjendjen e të lënduarve

Shpërthimi i fuqishëm në zonën e ish-bllokut, Spitali i Traumës reagon lidhur me gjendjen e të lënduarve

Publikuar më: 16:47 15-07-2019

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.Ky shpërthim u mësua se ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombole me helium në një dyqan që merret me organizimin e aktiviteteve. Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur.

Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Spitali Universitar i Traumës.

Sipas Spitalit të Traumës, pacientët A.Z 23 vjeç, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit perkatës dhe janë në gjendje shendetesore te kenaqshme.

Pas ndihmes shendetësore të dhënë pacientet A.S dhe A.R do largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379