INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthime të fuqishme në Gjermani, ka viktima

Shpërthime të fuqishme në Gjermani, ka viktima

Publikuar më: 16:53 17-10-2016

Dy qytetet gjermane, janë përfshirë nga paniku, pasi në Ludwigshafen e Lampertheim kanë shpërthyer dy impiante kimike. Deri më tani bilanci provizor flet për 1 i vdekur dhe 7 të zhdukur, flitet dhe për të plagosur. Në zonën e Ludwigshafen rreth 80 km larg Frankfurtit është një nga impiantet më të mëdhenj kimik në botë dhe zona është me një sipërfaqe prej 10 km katror dhe rreth 39 mijë banorë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 11 e 30 pranë portit verior mbi lumin Ren ku është impianti i gazit dhe naftës. Ndërsa shpërthimi i parë ndodhi më herët në Lampertheim ku përpunohen materialet plastike.

Autoritete kanë kërkuar që njerëzit, që jetojnë aty afër të evitojnë hapësirat e mëdha dhe të mbyllin dyert dhe dritaret e shtëpive. Banorët e zonës së Ludëigshafen janë urdhëruar të mbajnë mbyllur dritaret dhe të fikin ventilatorët dhe kondicionerët.

Si pasojë e reve toksike mediat raportojnë se shumë persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Nga të dhënat e para të plagosurit janë dërguar në spital  ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur.

Në Lampertheim, ndërkaq shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme ambientale.

Policia për momentin ka përjashtuar mundësinë e një akti të dyfishtë terrorist. Ndërkohë janë ndërprerë të gjitha aktivitetet industriale. Shpërthimi mendohet se mund të ketë ndodhur pas disa punimeve në tubacione që shfrytëzoheshin për transportin e gazrave të ndezshëm me gazrat e anijeve.

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043