INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim tritoli në Vlorë, pakoja u gjet në hyrje të lokalit

Shpërthim tritoli në Vlorë, pakoja u gjet në hyrje të lokalit

Publikuar më: 10:37 31-01-2019

Një sasi prej 200 gram tritol ishte vendosur në hyrje të një lokali në lagjen "Pavarësia" të Vlorës.

Eksplozivi ishte me fitil dhe ishte vendosur në hyrje të lokalit në pronësi të Adriatik Brahimit, por për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Pas konstatimit të pakos, menjëherë janë njoftuar ekspertët, të cilët kanë përcaktuar llojin e lëndës plasëse.

Mësohet se Adriatik Brahimit në nëntor të vitit të kaluar i plagosën djalin, Brikelo Brahimi.

18-vjeçari u plagos me armë zjarri në lulishten e Universitetit të Vlorës, ndërsa si autor u identifikua shtetasi Ergest Beqiraj 18 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889