INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim në rafinerinë e naftës, një i vdekur dhe disa të plagosur

Shpërthim në rafinerinë e naftës, një i vdekur dhe disa të plagosur

Publikuar më: 10:29 10-10-2018

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri të zotëruar nga rusët në veri të Bosnje Hercegovinës, duke lënë të vdekur një person dhe disa tjerë të plagosur.
Në raportimet paraprake thuhet se janë tetë persona të plagosur. Shpërthimi ka nisur në mbrëmjen e së martës duke shkaktuar zjarr të madh, i cili është shuar nga zjarrfikësit mëngjesin e sotëm. Autoritetet kanë thënë se shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar. Disa shtëpive afër rafinerisë u janë thyer xhamat për shkak të shpërthimit, i cili është dëgjuar edhe në anën tjetër të kufirit, përtej Lumit Sava në Kroaci. Rafineria Bord udhëhiqet nga një kompani e naftës në pronësi të shtetit rus, e cila mund të përpunojë 1.2 milionë ton të naftës së papërpunuar brenda vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654