INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërthim në fabrikën kimike, qytetarët rrezikohen nga gazi toksik [VIDEO]

Publikuar më: 16:12 08-02-2017

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë në qytetin e Paterna në Spanjë. Sipas mediave vendase të cilat kanë publikuar dhe video, shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë kimike në zonën industriale Fuente del Jarro.

Fabrika thuhet se punon me klor, një gaz toksik që mund të shkaktojë dëmtimin e sistemit të frymëmarrjes, syve dhe lëkurës. Flakët dhe shtëllunga e tymit kanë tmerruar banorët pranë. Punëtorët e fabrikës kanë dalë në rrugë nga frika e shpërthimit.

Dyshohet se disa punëtorë kanë marrë plagë dhe janë dërguar në spital. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fabrikë. Forca policie dhe zjarrfikësja mbërritën në vendngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721