INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim eksplozivi pranë shkollës “Vasil Shanto”, POLICIA jep detajet, ja kush ishte shënjestra!

Shpërthim eksplozivi pranë shkollës “Vasil Shanto”, POLICIA jep detajet, ja kush ishte shënjestra!

Publikuar më: 23:04 28-02-2019

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në një banesë në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur te pallati i gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën “Mihal Popi” në banesën e V. Stavrit, i cili ka qenë shënjestër e atentatit, sipas shqiptarja.com.Tritoli ishte vendosur në derën e jashtme të apartamentit. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë rast. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992