INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Selena Gomez: Mjaft më lënduat

Shpërthen Selena Gomez: Mjaft më lënduat

Publikuar më: 12:12 05-01-2016

Çdo gjë e ka një limit, sidomos kur këtë limit e kalojnë mediat rozë.

“Mjaft më folët për Justin Bieber!”, ka qenë kjo me fjalë të përmbledhura revolta e Selena Gomez e cila duket se e ka hedhur pas krahëve historinë e saj me hitbërësin e “Sorry”. Në një intervistë për “Rolling Stone”, këngëtarja 23-vjeçare ka thënë se nuk është më e interesuar të dijë statusin e ish të dashurit të saj dhe se e vetmja gjë për të cilën dëshiron të citohet nga mediat është se ajo ka ecur përpara, pasi Justin për të është e shkuara e harruar. Duket se më në fund Selena ka gjetur qetësinë!

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333