INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen dushi, plagoset 3 persona

Shpërthen dushi, plagoset 3 persona

Publikuar më: 10:12 05-05-2016

Tre persona janë plagosur rëndë nga shpërthimi i dushit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Korçës. Në momentin kur ka shpërthyer bolieri, në dush ka qënë 61 vjeçari A. Strati, i cili ka marrë dëmtime të shumta. Ndërkohë nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dhe  H.Strati, rreth 35 vjeç, si dhe një fëmijë 8 vjeçar.

Mësohet se të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës ku kanë marrë dhe ndihmën e parë mjeksore. Ndërkohë, për shkak të plagëve të marra 61 vjeçari A. Strati po transportohet për të Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjeksore. Ndërsa dy personat e tjerë të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu edhe banesa ka pësuar dëme të mëdha nga shpërthimi i bolierit.

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387