INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Armela e Big Brother : Nuk mban më ujë pilafi [FOTO]

Shpërthen Armela e Big Brother : Nuk mban më ujë pilafi [FOTO]

Publikuar më: 16:07 17-05-2017

Armela është njëra nga banoret e këtij edicioni të Big Brother që ka tërhequr goxha vëmëndje.

Ish banorja vazhdoi të përflitej edhe pas daljes. Duke qenë se njihet tashmë dëshira e saj për të qenë pjesë e televizionit, u fol  ishte pikërisht Armela ajo që do ta zëvëndësonte Marina Vjollcën në “Proçesi Sportiv”.

Megjithatë këtë herë ka reaguar shumë keq nëpërmjet një statusi dhe duket se e ka seriozisht.

“Më vjen vërtet keq kur një familje bën sikur ka lexuar Kanunin dhe kapaciteti i tyre i ulët arrin në pseudoofendime, kur ndërkohë kanë një fëmijë me orientim të ndryshëm seksual. Kur gjithë bota të gjykon dhe ty të djeg në shpirt, a mendon se dhe personi tjetër ka një familje që të mallkon cdo ditë me gjithë zemër për dhimbjen që po i shkakton? Më vjen keq që disa nuk kanë arritur të kalojnë gardhin e injorancës. E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbajti më ujë pilafi. Betohem që kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me të njëjtën çështje hipokrizie. Nuk ju fal më vëmendje sepse e di që këtë kërkoni, për këtë vuani, për këtë luteni para se të flini. Zoti qoftë me ju!” shkruan ajo.

Ende nuk dihet se kujt i drejtohet saktësisht, ama diçka është e qartë. Ish banores i ka ardhur në majë të hundës kjo situatë që e ka bërë të shpërthejë.

11c8adebf570ddced9243b5f24336c58_1495026800-372655.jpg

 

2222.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040891170501709