INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Shpërthejnë'' komentet/ Fëmijët jetimë i nxjerin në paradë për tu adoptuar [FOTO]

''Shpërthejnë'' komentet/ Fëmijët jetimë i nxjerin në paradë për tu adoptuar [FOTO]

Publikuar më: 15:06 03-06-2019

Një nismë në Brazil e nisur me idenë e bamirësisë ka bërë që fëmijë jetim të moshës 4 deri ne 17 vjeç të dalin në pasarelë për t’iu prezantuar familjeve që duan t’i adoptojnë.

Kjo ngjarje ka bërë që në rrjet të shpërthejnë polemikat.

Organizatorët e pasarelës janë akuzuar se i kanë trajtuar fëmijët si “plaçkë tregu”. Të miturit  janë krahasuar me  shfaqjen e qenve, ose skllevërve. Disa të tjerë thonë se ata kanë  dalë në ankand dhe i gjithë eventit është fyes për këta vogëlushë.

Kandidati  për president, Guillermo Boulos e përshkroi ngjarjen si “perverse” dhe me “efekt shkatërrues”.

“Një paradë që duket si një panair i vjetër i tregtisë së skllevërve, ku zotërinjtë i shihnin dhëmbët e afrikanëve dhe kontrollin shëndetin për të negociuar çmimin”, tha avokati Eduardo Mahlon.

Ish-deputetja Manuela d’Avila dënoi ekspozimin e fëmijëve në pasarelë:- “Ata janë plot ëndrra dhe dëshira, duke kërkuar miratimin për adoptim pas paradës”.

pasdr.jpg

pasalera.jpg

pasarela.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043