INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndanin kanabis në shkollat e Tiranës, arrestohen...

Shpërndanin kanabis në shkollat e Tiranës, arrestohen...

Publikuar më: 11:37 17-04-2018

Goditet një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen në flagrancë 3 shpërndarësit dhe sekuestrohen doza me lendë narkotike "Cannabis Sattiva".

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bëjnë me dije se në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:

- Gentian Kurti 25 vjeç, banues në Tiranë.

- Marko Bano 19 vjeç, banues në Tiranë .

- Xhulio Koprencka, 23 vjeç banues në Tiranë.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e "21 Dhjetorit", raporton Newsbomb.

Shtetasit Gentian Kurti, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Babe Rexha", gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg.

Gjithashtu në banesën ku keta shtetas kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merrëshin me pergatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza , ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësine e provës material dhe 801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa “si dhe një peshore elektronike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga neni   283/2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583