INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndanin heroinë e kanabis në Lushnjë, arresohen 3 persona

Shpërndanin heroinë e kanabis në Lushnjë, arresohen 3 persona

Publikuar më: 19:47 01-11-2018

Goditet një  grup, i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjës. Gjatë  operacionit të koduar “Louse”, në pranga ranë 3 persona. Policia sekuestroi 30 doza lëndë narkotike Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë. Në flagrancë u arrestuan tre shtetasit; Ervis Çoku, 34 vjeç, Erjon Çoku, 39 vjeç dhe Ervin Kiptiu, 38 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë. Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939