Gjykata jep masat e sigurisë për 6 punonjësit e Policisë së Durrësit të arrestuar për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre.
Është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për Durim Zekën, Arjan Gyzelin, Dorina Doganajn, Gëzim Çaçën dhe Juliana Kurrajn.
Gjithashtu Gjykata ka vendosur masën 'arrest shtëpie’ për Greta Batushën.
6 policët u vunë në pranga gjatë operacionit ‘KONTROLLORI’, pasi rezultonin se në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ‘Shengen’.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175 euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.








10 Dec 2025 





