INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërblimi për lindjet/ 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin

Shpërblimi për lindjet/ 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin

Publikuar më: 11:06 20-10-2018

Pak ditë më parë qeveria publikoi nismën më të fundit për nxitjen e lindjeve, e cila parashikon shpërblim prej 40 mijë lekësh për çdo fëmijë.

Por mësohet se aktualisht për 40 mijë lindje nuk është shpërndarë ende shpërblimi që përcakton ligji aktual.

Rezulton se rreth 200 milionë lekë, apo afërsisht 2 milionë dollarë është detyrimi i prapambetur i akumuluar nga mosshpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh që përfiton çdo nënë pasi sjell në jetë fëmijë.

Kjo shifër është bërë publike në projektbuxhetin për vitin 2019, ku Qeveria parashikon një fond prej 200 milionë lekësh për Ministrinë e Brendshme si detyrime të prapambetura për shpërblimet e lindjes.

Përmes nismës së Qeverisë për nxitjen e lindjeve, nga 1 janari 2019 do të ketë shumëfishim të bonusit për çdo bebe të ardhur në jetë, ku fëmija i parë i një çifti do të marrë 40 mijë lekë, 8-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë

lekësh.

Ndërsa për fëmijën e dytë shpërblimi është 80 mijë lekë, 16-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë. Dhe për fëmijën e tretë bonusi që do të merret është 120 mijë lekë, pra 24 fish i shpërblimit të sotëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676