INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërblimet e fundvitit, pjesë edhe pensionistët. Ja cilat kategori përfitojnë…

Shpërblimet e fundvitit, pjesë edhe pensionistët. Ja cilat kategori përfitojnë…

Publikuar më: 10:50 01-11-2017

Ashtu si u mësua ditën e djeshme të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Aktualisht në skemën e shpërblimit do të bëjnë pjesë edhe pensionistët .

Pavarisht se Ministria e Financave nuk e ka parashikuar në buxhet, në fundvit do të ketë shpërblime për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Rreth 80 mijë familje me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblimin e fundvitit, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave, por masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende.

 Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500­ - 3000 lekë. Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive sipas saj te të ardhurave buxhetore.

Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjesë e ndihmës ekonomike do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy­trefish më të lartë.

 

Ja kategoritë që përfitojnë:

-Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike

-Pensionet e invaliditetit

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993. ­

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”. ­

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”. ­

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.

-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”. ­

-Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059