INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpallja e fituesve të parë në universitete drejt fundit. Ja degët ku ka boom kërkesash…[VIDEO]

Publikuar më: 16:34 28-08-2017

Të paktën Fakultete e Universitetit të Tiranës, kanë përfunduar shpalljen e listave me maturantët fitues në universitete për fazën e parë. Rektori i  UT, Mynyr Koni, për  mediat ka zbuluar se
dega e shkencave sociale, psikologjia mbetet një program studimi shumë i kërkuar, ku bien në sy se ka 57 herë më shumë kërkesa se sa kuotat e dhëna.

Po kështu dhe gazetaria ka 34 herë më shumë kërkesë sesa kuota, si dhe teknologjinë informative, me 30 herë më shumë kërkesa sesa kuota. Gjithashtu rektori i Universitetit të Tiranës, ka bërë të ditur se lista e shpallur ditën e sotme, nuk është lista e fituesve, por është lista e renditjes së aplikantëve për raundin e parë dhe sqaron se si do të vazhojnë procesin. regjistrimet nisin në 29 gusht dhe përfundojnë në 11 shtator.

Maturantët duhet të jenë të vëmendshëm për të parë programin ku kanë aplikuar. Nëse kanë ankesa, në datën 29 dhe 30 mund të drejtohen tek fakultete ku kanë aplikuar.

Ai gjithashtu ka sqaruar se nëse një student nuk rezulton në numrat fitues në programin që ka pasur preferencë të parë, por në një tjetër, duhet  të bëjë regjistrimin, pasi në datën 12 shtator ka të drejtë që të ç’regjistrohet dhe të vazhdojë garën për degën që dëshiron. Koni shtoi se numri i fituesve në raundin e parë është i barabartë me atë të kuotave që ka publikuar UT.

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891