INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpallet lista e nominimeve të ''MTV Awards'', zbuloni cilat shqiptare do të konkurojnë dhe cilat janë lënë jashtë

Shpallet lista e nominimeve të ''MTV Awards'', zbuloni cilat shqiptare do të konkurojnë dhe cilat janë lënë jashtë

Publikuar më: 20:56 23-07-2019

Në 26 gusht pritet të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të “MTV Video Music Awards”. Ditën e sotme janë shpallur të gjitha nominimet dhe në listë përfshihen emrat më të mëdhenj të muzikës.

Listën e nominimeve e kryesojnë dy artiste, Ariana Grande dhe Taylor Swift, të dyja me nga 10 të tillë. Pas tyre vijnë emrat më të rinj të muzikës Billie Elish dhe Lil Nas, respektivisht me 9 dhe 8 nominime në kategori të ndryshme. Këtë vit janë nominuar sërish edhe artistet me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha, ndërsa Rita Ora nuk është pjesë e listës.

Ndryshe nga viti i kaluar Bebe dhe Dua këtë herë janë nominuar në më pak kategori. Të dyja janë nominuar në kategorinë “Best Dance”, Bebe me dy këngët e saj “Call you mine” dhe “Say my name”, ndërsa Dua me këngën “Electricity”. Duke filluar nga dita e sotme të gjithë fansat e artistëve do të kenë mundësinë të votojnë në faqen ‘online’ të “MTV VMA” për 14 kategori. Eventi i muzikës do të drejtohet nga Sebastian Maniscalo në New Jersey.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818