INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqet e mira duken në nevojë! Bella Hadid kalon dhimbjen e The Weeknd përkrah Kendall Jenner

Shoqet e mira duken në nevojë! Bella Hadid kalon dhimbjen e The Weeknd përkrah Kendall Jenner

Publikuar më: 17:58 20-01-2017

Ajo nuk e mori aspak mirë lidhjen e re të ish të dashurit të saj prej dy vitesh me Selena Gomez.

Por tashmë Bella Hadid duket se e ka marrë veten dhe është shumë më mirë se ditët e para të vuajtjes post-The Ëeeknd. Pasi kaloi disa ditë shumë të vështira, të dukshme dhe publikisht për shkak se ndaloi së ndjekuri Gomez në Insta, tashmë supermodelja 20 vjeçare është shfaqur në gjendje shumë më të mirë, duke iu përgjigjur paparacëve se ndjehet “shkëlqyeshëm”. Nga çfarë shohim tek rrjetet e saj sociale, Instagram dhe Snapchat, nuk ka mënyrë më të mirë për të kaluar dhimbjet e zemrës se sa në shoqëri të familjes dhe miqve më të afërt. Bella kaloi një fundjavë mes buzëqeshjes me motrën e saj Gigi dhe mamanë Yolanda. Por po aq e rëndësishme duket edhe mikesha e saj Kendall Jenner, me të cilën shijoi një koncert në nderim të ASAP Yams, i cili ndërroi jetë dy vite më parë. Por një nga performuesit ishte The Ëeeknd, gjë që duhet të ketë qenë shumë e sikletshme. Nuk dihet nëse dyshja ka rastisur me njëri-tjetrin apo jo, por ajo po që do ishte e bukur për t’u parë.

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415