INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese!!! Lindsay Lohan i trembet vdekjes nga ish i fejuari

Shokuese!!! Lindsay Lohan i trembet vdekjes nga ish i fejuari

Publikuar më: 11:06 22-09-2016

Vazhdon të përkeqësohet marrëdhënia mes Lindsay Lohan dhe ish të fejuarit të saj Egor Tarabasov.

Në një intervistë të dhënë këtë javë për kanalin televiziv rus Channel One, Lindsay ka rrëfyer se iu desh t'i jepte fund lidhjes së saj për shkak të dhunës nga Tarabasov. "Frikësohesha mos do më hidhte acid në fytyrë" ka qenë një ndër deklaratat shokuese të aktores e cila gjithashtu ka treguar se është sulmuar nga ish i fejuari gjatë kohës që flinte gjumë në shtëpinë e saj. Ndonëse ky i fundit i ka mohuar dhe vazhdon t'i mohojë akuzat, për Lindsay Lohan tashmë Egor Tarabasov përbën kërcënim për vdekje!

 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328