INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese, fëmijët e jetimores  më të prirur drejt krimit

Shokuese, fëmijët e jetimores më të prirur drejt krimit

Publikuar më: 15:54 23-05-2016

Sipas një studimi të fundit, fëmijët të cilët rriten në jetimore  janë gjashtë herë më të predispozuar që të përfshihen nëpër krime. Pas një rishikimi që zoti Laming i bëri reformës së burgjeve, zbuloi se gjysma e fëmijëve që gjendeshin në paraburgim, vinin nga qendra kujdestarie. Zoti Laming tha për Times  se nuk kanë qenë të pakta rastet kur policia ishte përfshirë disa herë në situata të cilat normalisht duhet të ishin trajtuar nga prindërit.

“Shumica e familjeve merren me këtë lloj sjellje sfiduese brenda familjes”,  tha ai.

Pasi është kryer vjedhja dhe pasi policia është thirrur, ky dëmtim penal shkon në të dhënat e fëmijës.  Ne duhet ta ndalim këtë duke i patur fëmijët nën kujdesin e sistemit të drejtësisë penale edhe për arsye të parëndësishme. Qeveria është duke kërkuar për të nisur një program reformues  për të ndihmuar në përmirësismin e jetës së  këtyre fëmijëve.

Raporti është rezultat i një hetimi njëvjeçar që ka marrë të dhënat nga 60% e autoriteteve lokale dhe të rinjve të cilët kanë qenë në kujdes .

Ai  gjeti se rreth gjysma e 1000 fëmijëve që ndodhen  aktualisht në paraburgim në Angli dhe Uells kanë përvojë të sistemit të kujdesit. Kushton mbi 200,000 £ çdo vit për të mbajtur një person të ri në një shtëpi të sigurt për fëmijë dhe kostoja vjetore e një vendi në një institucion për  të rinjtë e dënuar është rreth £ 60,000.

Article Logic
Execution time: 0.0032541751861572