INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon trajneri i Dortmund: Ishim të terrorizuar, na detyruan të luanim!

Shokon trajneri i Dortmund: Ishim të terrorizuar, na detyruan të luanim!

Publikuar më: 09:40 13-04-2017

Dukej sikur ndeshja do të shërbente për të tejkaluar tmerrin e atentatit, por në fakt asgjë nuk ka qenë siç duket.

Ishte trajneri i Borussia Dortmund ai që i tronditi të gjithë me deklaratat pas ndeshjes që ekipi i tij e humbi 2-3 në shtëpi ndaj francezëve të Monaco. “Kur na thanë që duhej të luanim jemi ndjerë të hutuar dhe të injoruar. Disa prej lojtarëve tanë po e përjetonin keq dhe kishin ende frikë, por dikush në Zvicër ka vendosur se duhej luajtur patjetër. Kjo nuk është shumë korrekte.” ishin fjalët e Thomas Tuchel, i cili sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Uefa-n.

Tuchel nuk e kaluar dot poshtë vendimin për të rekuperuar ndeshjen në më pak se 24 orë nga 3 shpërthimet që ndodhën në afërsi të autobuzit të Dortmund: “Na trajtuan sikur autobuzi jonë u sulmua nga një shishe birrë, ndërkohë që nuk e dimë ende motivin e atentatit. E vetmja çështje mbi të cilën u diskutua pas asaj që ndodhi ishte dita në të cilën duhej rekuperuar ndeshja. Nuk na thanë asgjë tjetër”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Uefa, e cila me një deklaratë ka përgënjeshtruar versionin e trajnerit gjerman: “Vendimi për të rekuperuar ndeshjen Dortmund-Monaco ditën e mërkurë në orën 18:45 ishte konsensual me klubet dhe autoritetet përkatëse. Në mbledhjen që patëm, askush nuk na kërkoi që të mos luanim”. Pyetja që natyrisht shtrohet është, cili gënjen? Mos ndoshta Tuchel ka folur në gjaknxehtësi e sipër pasi ekipi i tij u mund? Megjithatë, 3 shpërthime dhe një lojtar në spital nuk është diçka e lehtë për t’u tejkaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0034008026123047