INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon studimi, meshkujt me këto grupime gjaku kanë më shumë gjasa të vuajnë nga impotenca

Shokon studimi, meshkujt me këto grupime gjaku kanë më shumë gjasa të vuajnë nga impotenca

Publikuar më: 14:04 06-03-2017

Mungesa e libidos mund të reflektohet dhe si pamundësi dhe paaftësi të përjetohet orgazma, zvogëlim i dëshirës për marrëdhënie seksuale, si dhe humbje e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale.

Njëra nga arsyet mund të jetë ndonjë problem psikik, ndërkaq arsye tjetër mund të jetë prodhimi i zvogëluar i te ashtuquajtura hormone gonadotrope. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, shkencëtarët kanë gjetur një lidhje mes performancës seksuale dhe grupit të gjakut. Meshkujt që i përkasin grupit të gjakur A, B dhe AB janë katër herë më shumë të predispozuar të vuajnë nga një disfunksion erektil, në krahasim me atë të tipit 0. 

Sipas të dhënave në nivel botëror, supozohet se përafërsisht 5 deri 20% nga meshkujt kanë formë të matur deri te rëndë të disfunksionit erektil. 

Deri më tani impotenca është pasojë e faktorëve të ndryshëm të rrezikut siç janë: aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, trashja, pirja e cigares dhe holesteroli i ngritur, të cilët individualisht ose të kombinuar kontribuojnë për paraqitjen e tij. 

Sipas Dr David Goldmeier, ekspert i mjekësisë seksuale në Imperial College në Londër, tha se njerëzit me lloje të gjakut A, B ose AB duhet të kujdesen për shëndetin e tyre për të siguruar një zemër të shëndetshme dhe për jetën seksuale.

"Ata duhet të jenë më këmbëngulës për aktivitetin fizik dhe për marrjen e një diete të shëndetshme ushqimore" tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979