Vdekja e saj ishte e papritur dhe i trishtoi të gjithë.
Sot, kur kanë kaluar më shumë se 6 vite nga humbja e Amy Whinehouse, i ati trondit me deklaratën e bërë. Ai thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme, teksa fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.
Mitch ka folur për The Sun ku pohon se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij dhe ai është rehat duke e ditur që vajza është ende me të.
“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mitch.









10 Dec 2025 





