INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokohet qytetari nga Gramshi, duke pastruar gropën e gëlqeres gjen plot 18 ... [FOTO]

Shokohet qytetari nga Gramshi, duke pastruar gropën e gëlqeres gjen plot 18 ... [FOTO]

Publikuar më: 10:54 05-05-2018

Një ditë e pa zakontë ishte kjo e ditës së sotme për 62 vjeçarin nga Gramshi.

Teksa shtetasi me inicialet B.K ishte duke pastruar gropën e gëlqeres ka gjetur një arsenal armësh dhe kaseta të mbushur me fishek.

Konkretisht në gropë janë gjetur plotë 18 armë zjarri të ndryshkura, si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia

Menjëherë pas kësaj 62 vjeçari ka lajmëruar policin.

Njoftimi i policise

Gjenden në një gropë gëlqereje , 18 armë zjarri të ndryshkura, si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia.

Shtetasi B.K,62 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, se duke pastruar gropën e gëlqeres në ish – Gadrën e qytetit Gramshit, pronë e tij, ka ka konstatuar disa kaseta me fishekë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Me ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor :
• 18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura,

• 80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

arme1.jpgarme2.jpgarme.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543