INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shok me Ronaldon dhe Diego Costan?! Modeli i njohur shqiptar flet për njohjen me yjet e futbollit, mësoni çfarë thotë [FOTO]

Shok me Ronaldon dhe Diego Costan?! Modeli i njohur shqiptar flet për njohjen me yjet e futbollit, mësoni çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 19:35 27-06-2018

Modeli i njohur shqiptar Alessio Alia këto ditë ndodhet në Tiranë ku shpesh e shohim në studio televizive të komentojë ndeshjet dhe lojtarët e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, disa prej të cilëve i njeh nga afër.

Në një intervistë për “Panorama Plus” Alia ka folur për familjen e lumtur që ka krijuar në Australinë e largët, ceremoninë e dasmës që do të organizojë në Shqipëri dhe si ka ndryshuar jeta e një beqari të lakmuar tani që është baba. Ndër të tjera modeli ka folur dhe për njohjen e tij me futbollistët e njohur, Diego Kosta dhe Cristiano Ronaldo.

“Po, kam pasur takime disa herë me Diego Costa, me të cilin kam bërë një super party në Ibiza. Kam qenë në një ambient me Ronaldon, por ai nuk është një person “party”. Si dhe shumë lojtarë të tjerë. Lojtari im i preferuar është Ronaldo, sepse është super punëtor, lojtar dhe kaq. Messi nuk është një lider, është super lojtar, por jo një lider.”, ka treguar Alessio.

KOSA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040268898010254