INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
#shohINtv: IN Tv vjen me programin më të ri dhe...IN!

#shohINtv: IN Tv vjen me programin më të ri dhe...IN!

Publikuar më: 09:24 28-04-2016

E morët vesh?

Tani e në vazhdim përveç intervaleve muzikore si dhe emisioneve tashmë të suksesshme e të larmishme si: Fun Day, 3Jat, IN Life, IN Da Hood, Zoom IN, Gossip Girl, Geek Room, IN News dhe Agenda, IN Tv sjell për miqtë e tij teleshikues edhe një larmi filmash, dokumentarësh, seriale të ndryshme për fëmije dhe të rritur që do t’ju shoqërojnë për gjatë gjithë javës.

Në orën 17:00 ju pret seriali për adoleshentë, “The Greenhouse”. Një shkollë për të rinj të talentuar ku Ela Li dhe Alfi, motër dhe vëlla, do të vihen në zbulim të vdekjes tragjike të nënës së tyre. Mos humbisni asnjë episod të këtij seriali që do t’ju mbajë pa frymë.

Për ju të apasionuarit e kinemasë ora 21:30 sot do të rezervojë një film shumë të suksesshëm vizatimor, “Open Season”, i cili sjell gjithë telashet e Bug, një ariu të murrmë të rritur në shtëpi kur përfundon në pyll me Eliot, një dre me një bri, që ka një përgjigje për gjithçka dhe është totalisht i çmendur.

Sigurisht programacionit të ri i ka paraprirë prej pak ditësh edhe një fushatë interesante në mediat sociale, nën hashtagun #shohINtv, ku ju mund të bëheni pjesë fare lehtë. Informohuni më tepër duke vizituar faqen tonë në Instagram dhe Facebook. IN Tv for life!

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428