INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
#shohINtv: IN Tv vjen me programin më të ri dhe...IN!

#shohINtv: IN Tv vjen me programin më të ri dhe...IN!

Publikuar më: 09:31 27-04-2016

E morët vesh?

Tani e në vazhdim përveç intervaleve muzikore si dhe emisioneve tashmë të suksesshme e të larmishme si: Fun Day, 3Jat, IN Life, IN Da Hood, Zoom IN, Gossip Girl, Geek Room, IN News dhe Agenda, IN Tv sjell për miqtë e tij teleshikues edhe një larmi filmash, dokumentarësh, seriale të ndryshme për fëmije dhe të rritur që do t’ju shoqërojnë për gjatë gjithë javës.

Në orën 17:00 ju pret seriali për adoleshentë, “Popland”. Nga provinca e qetë në kryeqytetin e zhumrshëm, si paparazzi për një nga blogjet më popullore të momentit, rebelja Karla fillon jetën në mes të shkëlqimit, njerëzve të famshëm dhe skandalit.

Por nuk mbyllet këtu pasi në orën 21:30, filmi thriller “Gattaca” po pret për t’ju rrëmbyer në një të ardhme jo shumë të largët, ku një person më pak perfekt se të tjerët që dëshiron të udhëtojë drejt yjeve i duhet të shndërrohet në një monstër gjenetike për të realizuar qëllimin e tij. A do t’ia dalë mbanë ai?

Sigurisht programacionit të ri i ka paraprirë prej pak ditësh edhe një fushatë interesante në mediat sociale, nën hashtagun #shohINtv, ku ju mund të bëheni pjesë fare lehtë. Informohuni më tepër duke vizituar faqen tonë në Instagram dhe Facebook. IN Tv for life!

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391