INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shmangini këto gabime nëse doni që lidhja juaj të funksionojë

Shmangini këto gabime nëse doni që lidhja juaj të funksionojë

Publikuar më: 22:40 17-07-2018

Nuk është gjithmonë shumë e thjeshtë që të mbash një lidhje të shëndetshme pasi çdo çift ka problemet e veta. 

Por nëse doni të rezistoni sa më gjatë me njëri-tjetrin, mundohuni ti shmangi sa më shumë këto defekte që do të lexoni më poshtë.

-Mospërballja me problemet apo me debatet tuaja.
Sa më shumë t’I shmangni, më shumë ato do të rriten.

-Përdorimi i fjalëve të rënda.
Nuk thonë kot që fjala vret. Në rastin konkret një fjalë e rëndë mund të shkaktojë edhe ndarje.

-Mos pretendoni të jeni dikush që nuk jeni.
Në të kundërt partneri do të dojë personin që ju po i tregoni dhe jo ju.

-Mos-suporti.
Duke mos suportuar personin që keni në krahë kjo tregon se I jepni prioritet vetem vetes tuaj dhe aktiviteteve të tua personale.

-Mos-kompromisi.
Duke i marrë vendimet vetëm njëri nga ju pa marrë një opinion të personit tjetër, kjo tregon që lidhja juaj është e njëanshme.

-Egoizëm dhe gjykues.
Shmangini këto sjellje pasi tregojnë që mendoni vetëm për veten dhe se jeni më i/e mirë se personi karshi jush.

-Humbja e fokusit.
Vini si prioritet lidhjen tuaj. Mos u shpërqëndroni nga njerëz të tjerë.

-Kërkesa për të ndryshuar.
Mos I kërkoni asnjëherë të ndryshojë. Ju e keni pranuar atë që në fillim ashtu si është. Mos ndryshoni mëndje tani./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602