INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shmanget tragjedia brenda familjes, konfliktet babë e bir zbulojnë municionet luftarake në banesë

Shmanget tragjedia brenda familjes, konfliktet babë e bir zbulojnë municionet luftarake në banesë

Publikuar më: 10:14 29-08-2019

Një konflikt në një familje në Drenovë të Korçës zbuloi një arsenal municionesh luftarake në banesë, që mund të kishin shkakuar tragjedi brenda familjes nëse nuk do zbulohej në kohë. Kjo ndodhi pas një njoftimi për një konflikt babë e bir në shtëpi.

Për këtë policia arrestoi në flagrancë kryefamiljarin 66-vjeçar, i cili posedonte pa leje në banesë armë zjarri, pajisje shpërthyese dhe municione luftarake. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konflikit, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese. Ai do të gjykohet për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445