INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkrumbohet qyteti në Kili. Vdesin 5 zjarrëfikës [Video]

Publikuar më: 18:04 27-01-2017

Një seri zjarresh masive ka përfshirë rajonin qendror të Kilit. Qyteti i Santa Olga-s është djegur plotësisht nga zjarri I fuqishëm. Katastrofa e shkaktuar nga zjarret e nxiti presidenten kiliane Michelle Bachelet që të kërkonte ndihmë ndërkombëtare. "Kili është duke jetuar katastrofën më të madhe të pyjeve në historinë tonë," tha Bachelet. "Por ne kemi guximin dhe solidaritetin për të përballuar atë". Ndërkohë ndihmat ndërkombëtare kanë mbërritur në Kili për të ndihmuar vënien nën kontroll të zjarrit. Rusia ka dërguar një avion-cisternë që mban gati një ton ujë, për të shuar zjarret. Të paktën 5 zjarrfikës kanë humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar banorët e qytetit nga shtëpitë që po digjeshin. Ndërkohë mediat lokale raportojnë se të paktën 1 mijë shtëpi janë djegur nga flakët. Nga përhapja e flakëve gjatë javëve të fundit kanë humbur jetën më shumë se 10 persona si dhe janë shkatërruar rreth 160,000 hektarë pyll. Sipas raportimeve, zjarri është ndihmuar nga temperaturat e larta dhe sasia e madhe e pyjeve, duke e bërë shumë të vështirë kontrollin e flakëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385