INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrirja e Ministrisë së Integrimit shqetëson Gjoshën, reagon Bushati: “BE kryefjala e reformave të qeverisë së re”

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit shqetëson Gjoshën, reagon Bushati: “BE kryefjala e reformave të qeverisë së re”

Publikuar më: 16:18 27-08-2017

I sapo afirmuari në krye të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i është përgjigjur shqetësimit të ngritur nga ministrja në ikje e Integrimit Klajda Gjosha për shkrirjen e kësaj institucionit që ajo drejton dhe bashkimin e tij me Ministrinë e Jashtme. Përmes një postimi në twitter, Bushati shkruan se “s’ka vend për shqetësim pasi siç thotë ai, integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave të qeverisë së re”. Bushati shton se mirëpresin kontributin e opozitës, përfshirë edhe atë të Gjoshës. Ministrja e Integrimit reagoi menjëherë pas publikimit të emrave të kabinetit të ri qeveritar dhe tkurrjes së ministrive duke shprehur shqetësimin e saj. Nëpërmjet një postimi në Facebook Gjosha tha se “mendonte që qeveria do ta niste punën me prioritet madhor integrimin dhe jo ta çonte këtë dikaster në një cep të qeverisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594