INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon për t'i dorëzuar picën ushtrisë, arrestohet dhe rrezikon dëbimin

Shkon për t'i dorëzuar picën ushtrisë, arrestohet dhe rrezikon dëbimin

Publikuar më: 16:55 07-06-2018


Nuk ishte hera e parë që Pablo Villavicencio-Calderon dorëzonte pica në bazën ushtarake Fort Hamilton në Bruklin. Por të premten në mbrëmje, për herë të parë, roja në hyrje në vend të marrjes së picave e pyeti për dokumentet. Karta e identitetit e qytetit të Nju Jorkut nuk ishte e mjaftueshme, dhe kështu Pablo u dorëzua zyrtarëve të emigracionit, të cilët tani po e mbajnë në pritje për të vendosur për dëbimin e tij nga Shtetet e Bashkuara. Pablo është i martuar me një shtetase amerikane me origjinë kolumbiane dhe është duke pritur për kartën e gjelbër. Ai ka dy vajza të moshës 3 dhe 4 vjeç dhe është i vetmi që punon në familje.

postimi_per_emigrantin.png

Për të, menjëherë filloi një mobilizim i shoqatave të të drejtave civile, sepse rasti i tij është një rast i pashembullt.

"Arrestimi i Pablo Villavicencio është një veprim i egër, mizor dhe i panevojshëm”- tha Carlos Menchaca, president i Komitetit të Imigracionit të Këshillit të Qytetit.

Villavicencio, i cili tashmë ka bërë një kërkesë për shtetësi, dhe ka një grua dhe dy vajza amerikane, meriton lirinë, ai meriton të jetojnë dhe punojnë në paqe"-u shpreh ai.

Gruaja e Pablo, Chica, u shfaq para kamerave në frontin e bazës ushtarake për të apeluar për lirimin e burrit të saj.Së bashku me të dy të vegjëlit, të cilët nuk e kanë parë babanë e tyre për pesë ditë.

"Vajzat kërkojnë vetëm babanë. Gjatë fundjavës biseduam në telefon, bërtisnin dhe nuk dinim si tua shpjegonim, na ndihmoni"-tha ajo.

Rasti i familjes Villavicencio është i fundit në një seri bastisjesh të kryera nga policia e emigracionit në Nju Jork, veprim i cili la dhjetëra familje të ndara, me rrezikun që i vetmi burim i mbështetjes financiare është e papritur dhe brutalisht hequr nga vendi.

gruaja_e_emigrantit.png

Article Logic
Execution time: 0.0022158622741699