INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon në 4 numri i shqiptarëve të plagosur nga zjarret në Athinë

Shkon në 4 numri i shqiptarëve të plagosur nga zjarret në Athinë

Publikuar më: 16:34 25-07-2018

Ambasada shqiptare në Athinë ka njoftuar për një tjetër shqiptar të minoritetet grek, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos duke e ccuar në 4 numrin e të plagosurve nga zjarret në Athinë.Ndërkohë, tre të plagosurit e tjerë, të cilët u konfirmuan një ditë më parë janë një grua nga Berati dhe dy fëmijë nga Fieri nga e njëjta familje, 10 dhe 13 vjeç.Ambasada shqiptare thotë së është në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.

Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Athinë
‘’Ambasada e Shqipërisë në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke’’ thuhet në njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Athinë
Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.

amb_ok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705