INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër. Kisha ndalon dasmat në Kishë ditën e dielë

Publikuar më: 15:55 03-08-2017

Ata që kanë vendosur të realizojnë martesën deri në fund të vitit në qytetin e Shkodrës janë me fat. Pasi që nga janari i vitit të ardhshëm ditën e diel në Katedralen e Shkodrës nuk do të ketë më asnjë ceremoni dasme. Ky vendim hyn në fuqi që nga janari i 2018-s dhe në vazhdim dhe është marrë nga dioqeza metropolitane Shkodër-Pult. 

Famullitari dom Artur Jaku shpjegon se qytetarët ditën e diel duhet të marrin pjesë në meshë dhe dasmat e shumta në sezonin e verës i kanë penguar ata që të marrin pjesë në kremtimin e meshës të së dielës. Po ashtu, ka një numër të madh dasmash që ceremoninë e kanë ditën e diel, duke u bërë nganjëherë e papërballueshme.

Dom Arturi:

“Arqipeshkvi, në bashkëpunim me meshtarët dhe aktorët baritorë, e ka diskutuar prej kohësh këtë ide, që të mos kremtohet sakramenti i martesës të dielave. Kemi ardhur në kristalizimin e kësaj ideje, që solli më pas vendimin që nga janari 2018 të mos ketë më meshë. Së pari për ne katolikët, kjo ditë duhet të shenjtërohet, që besimtarët të marrin pjesë në meshë, pra në eukaristi. Në e dimë që kur ka dasma, çifti, familja apo dasmorët nuk mund të marrin pjesë në meshë. Pra ne e kemi studiuar këtë vendim, që t’u japim mundësi dasmorëve të jenë pjesë e meshës. Plus, historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielave, por të hënave. Kjo histori, pra kremtimi i martesës ditën e diel, ka filluar pas 1990-s. Pra ky është edhe një rikthim në traditë, por edhe që besimtarët ta përjetojnë më mirë. Nëse i referohem famullisë sonë, ne kemi një fluks të madh të martesave, nga 10 deri në 20 të tilla në ditë, që shpesh i tejkalon mundësitë tona. Pra as unë si meshtar shpesh nuk mund t’u jap solemnitetin e merituar, kur ka një numër të madh martesash”.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557