INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëputen vagonët e trenit, disa të vdekur e qindra të plagosur

Shkëputen vagonët e trenit, disa të vdekur e qindra të plagosur

Publikuar më: 15:08 21-10-2018

Të paktën 17 vetë janë vrarë dhe 137 të tjerë janë plagosur pasi një tren pasagjerësh u përplas në Yilan County, në Tajvan. Autoritetet hekurudhore thonë se po hetojnë incidentin, i cili ndodhi rreth orës 16:50 në orën lokale. Gjithsej 366 njerëz ishin në bord të trenit me shpejtësi të lartë kur të tetë vagonët u shkëputën.  Treni, një shërbim i shpejtë "Puyuma Express 6432", po udhëtonte midis Taipei dhe qarkut lindor bregdetar të Taitung. Agjencia Qendrore e Lajmeve e Tajvanit raporton se dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, por dëshmitarët i thanë medias lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe, pastaj shkëndija dhe tym.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439