INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

DEBATI PRESIDENCIAL / Clinton fiton betejën e parë [VIDEO]

Publikuar më: 07:21 27-09-2016

Hilary Clinton ka fituar debatin e parë presidencial, debat i cili shënon edhe fillimin e fazës së fundit të fushatës elektorale. Sipas një sondazhi të CNN kandidatja demokrate, ka marrë 62% kundrejt 27% të të intervistuarve.

Kandidatët për president Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën në debatin e parë mes tyre që u ndoq nga më shumë se 100 milionë vetë. Politika e jashtme, emigrantët, ekonomia por edhe cështjet personale dominuan përplasjen mes dy rivalëve.

Demokratja Clinton akuzoi Trumpin se nuk po deklaron taksat pasi po përpiqet të fshehë dicka, por miliarderi iu përgjigj se do t’i deklarojë kur zonja Clinton të publikonte të 33,000 emailet që janë fshirë të cilat ish-sekretarja i ka nisur nga adresa e saj private.

Clinton pranoi se kishte bërë gabim për çështjen e serverit privat dhe se nëse do t’i jepej një shans tjetër do të vepronte ndryshe.

Sulmet kibernetike ishin një temë për të cilën u debatua ashpër. Clinton kritikoi rivalin Trump për lavdërimet ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ndaj sugjerimit të tij që Rusia të piratojë qeverinë amerikane, duke e kosnideruar të patolerueshme. Sipas saj me këtë veprim nuk mund të jetë kurrë shefi i përgjithshëm i ushtrisë.

Kandidatët folën edhe për Shtetin Islamik dhe Trump deklaroi se NATO duhet të fokusohet tek lufta ndaj terrorizmit dhe të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme për të çrrënjosur ISIS-in. Por Clinton iu përgjigj se NATO-ja po e lufton terrorizmin dhe se, dërgoi trupa në Afganistan pikërisht për të luftuar fenemonein. Ajo kritikoi miliarderin Trump për qendrimin e tij ndaj çështjes së armëve bërthamore, që sipas saj ai e trajton me shkujdesje. Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës, – tha zonja Clinton dhe SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët. Por Trump u përgjigj se Armët bërthamore janë kërcënimi më i madh ndaj vendit. Republikani foli për çështjen e gjykimit dhe temperamentit që duhet të kenë kandidatët.

“Unë kam gjykim shumë më të mirë se sa Clinton dhe një temperament shumë më të mirë. Temperamenti im është arma ime më e fortë,” tha Trump.

Miliarderi kritikoi ashpër marrëveshjen me Iranin duke e kosnideuar si marrëveshjen më të keqe që është bërë ndonjëherë në histori. Por për Clinton tha se marrëveshja ishte e suksesshme.

Të dy kandidatët pranuan në fund se do ta mbështesnin rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit.

Njëqind milionë njerëz mendohet se e ndoqën debatin në Universitetin Hofstra në afërsi të Nju Jorkut. Kjo është audienca më e madhe ndonjëherë që ndjek një debat presidencial në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766