INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëlqeu në GRAMMYs! Pas Cardi B dhe Beyonce, Valdrin Sahiti vesh edhe yllin BOTËROR! [FOTO]

Shkëlqeu në GRAMMYs! Pas Cardi B dhe Beyonce, Valdrin Sahiti vesh edhe yllin BOTËROR! [FOTO]

Publikuar më: 20:33 27-01-2020

Vajzat VIP shqiptar e adhurojnë, kjo e thënë për faktin se i besojnë lukun duarve dhe fantazisë së tij. Valdrin Sahiti prej vitesh është një ndër dizenjuesit e modës më të suksesshëm në Shqipëri e Kosovë.

Stilisti shqiptar ka veshur emra të famshëm botëror dhe dje pamë pikërisht divën e muzikës, Beyonce-n teksa mbante veshur një fustan të kuq të dizenjuar nga Sahiti.

page-140-780x439-1-728x430.jpg

Beyonce nuk është as e para, as e fundit nga yjet botëror që zgjedh krijimet e stilistit shqiptar. Emri i tij po bëhet gjithmonë dhe më i dëgjuar dhe po preferohet nga emra të rëndësishëm të showbiz-it botëror, mjafton të përmendim Cardi B, Kelly Rowland, Iskra Lawrence etj.

-640-0-5e2ed8368e0a3.jpg

-640-0-5e2ed834267d5.png

E fundit është edhe ish-kunata e motrave Kardashian, Blac Chyna. Modelja dhe biznesmenia amerikane kaloi në tapetin e kuq të Grammys 2020 me një fustan të kuq me temina, të çarë nga të dyja anët, të stiluar nga Valdrin Sahiti. Duhet të themi që Blac Chyna nuk është dukur kurrë më bukur se kaq.

-640-0-5e2ed998d28ce.jpg

Burimi: RevistaClass

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213