INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkatërrohet rrjeti i Drogës me anë të një aksioni blic në Lezhë/ Arrestohen 6 trafikantë, mes tyre edhe...

Shkatërrohet rrjeti i Drogës me anë të një aksioni blic në Lezhë/ Arrestohen 6 trafikantë, mes tyre edhe...

Publikuar më: 15:45 27-03-2018

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një aksion antidrogë, ku ka sekuestruar 160 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar gjashtë persona.

Grupi përbëhej prej 6 antëarësh, mes tyre dhe dy vajza të reja. Shtetasit e arrestuar janë:

Nikolin Marpalaj: 49 vjeç, banues në Lezhë

Kristjan Pepaj: 25 vjeç, banues në Shkodër

Doren Pepaj: 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër

Erjon Ndoci: 29 vjeç, banues në Lezhë

Por mes të arrestuarve janë edhe dy vajzat, Jolanda L: 29 vjeçe, banuese në Shkodër

dhe Mirsada P: 25 vjeçe, banuese në Velipojë.

Lënda narkotike u gjet në banesën e Nikolin Marpalaj në Balldren, ndërsa personat po përgatiteshin për të transportuar drogën. Përveç drogës janë sekuestruar edhe 1 armë gjahu, 12 telefona, 2 automjete dhe një peshore elektronike.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555