INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet drejtori i OST, ja kush e zëvendëson [EMRI]

Shkarkohet drejtori i OST, ja kush e zëvendëson [EMRI]

Publikuar më: 15:49 21-01-2019

Shkarkohet nga detyra Klodian Gradeci, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OST).

Lajmi konfirmohet nga burime të newsbomb.al që bëjnë me dije ndërkaq edhe emrin e drejtorit të ri.

Bëhet fjalë për Skerdi Drenovën, një nga ish zv.drejtorët e rëndësishëm të Televizionit Top Channel i cili pas dorëheqjes nga gjiganti mediatik, në vitin 2015 u emërua nga kryebashkiaku Veliaj në krye të INUV.

Tashmë, Drenova do të mbajë postin e drejtorit të OST, që u përfshi në skandalin e Unazës së Re pasi rezultoi se i dha DH Albania, një kompanie fantazmë, tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike, tender që tashmë është anulluar.

http://www.newsbomb.al/shkarkohet-drejtori-i-ost-ne-vend-te-tij-ish-drejtuesi-i-top-channel-emri-149678

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045