INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat e motit të keq! Ngjarje e rëndë për 4 skiatorë në Alpet e Zvicrës...

Pasojat e motit të keq! Ngjarje e rëndë për 4 skiatorë në Alpet e Zvicrës...

Publikuar më: 08:14 01-05-2018

Një grup prej 14 skiatorësh mbeti i bllokuar në rajonin «Pigne d’Arolla» për shkak të motit të keq duke u detyruar të kalojnë natën përjashta në temperatura shumë të ulta. Katër persona nga grupi humbën jetën ndërsa pesë të tjerë janë në gjendje kritike.  Kujdestari i rajonit në «Cabanne des Vignettes», informoi të martën rreth orës 06.30 se grupi i skiatorëve kishte mbetur në mal. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e shpëtimit, shtatë helikopterë të Air Zermatt si dhe REGA, me disa mjekë dhe specialistë malorë.  '14 persona u gjetën në situatë shumë të rënduar shëndetësore, në gjendje të ngrirë' thuhet në një njoftimin e policisë zvicerane. Një person kishte ndërruar jetë në vendgjarje pas një rrëzimi. Me ndihmën e helikopterëve, ata janë dërguar nëpër spitalet e Valisit dhe jashtë këtij kantoni. Më pas spitalet kanë konfirmuar se jetën e kanë humbur edhe tre persona, ndërsa pesë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën. Skiatorët e tjerë kanë pësuar ngrirje më të lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Mësohet se më 29 prill, një grup prej dhjetë personash së bashku me ciceronin kanë lënë rajonin «Cabanne des Dix» (2.928 metra lartësi mbidetare) për të pushtuar majën «Haute Route Chamonix – Zermatt». Mirëpo, në një lartësi detare prej 3.200 metrash ata u bllokuan nga moti i keq dhe u detyruan që natën ta kalojnë nën qiellin e hapur. Bëhet fjalë për skitorë italianë, gjermanë dhe francezë. Viktimat për momentin ende nuk janë identifikuar ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764