INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkaktoi vdekjen e 15 njerëzve. Vritet pas një gjuetie të madhe tigresha

Shkaktoi vdekjen e 15 njerëzve. Vritet pas një gjuetie të madhe tigresha

Publikuar më: 10:28 03-11-2018

Një tigër në Indi që dyshohet se ka vrarë 13 persona, është qëlluar për vdekje pas një gjueti të madhe, thonë zyrtarët. Tigresha gjashtë-vjeçare kishte shmangur kapjen në xhunglat e shtetit perëndimor të Maharashtrës për dy vjet. Rojtarët e pyjeve shpërndanë parfum në një përpjekje për të joshur kafshën. Aktivistët kishin bërë fushatë për të shpëtuar tigrin, por Gjykata e Lartë e Indisë tha se nuk do të ndërhynte nëse rojtarët e pyjeve ishin të detyruar ta gjuanin.

tigri_i_vrare.jpg

Një ekip i armatosur me shigjeta dhe armë zjarri u vendos në një makinë në një rrugë ku tigri, i njohur si T-1, ishte i parë nga fshatarët, tha një deklaratë e Departamentit të Pyjeve. Një ekip patrullimi shkoi në një zonë pranë fshatit Borati të premten në mbrëmje, pasi u njoftua për praninë e tigreshës. Një shigjetë qetësues qëlloi kafshën. Pasi u godit,  ajo sulmoi automjetin e patrullës dhe u vra nga një goditje e vetme nga një distancë prej tetë deri në 10 metrash.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158