INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shiu dhe breshëri “pushtojnë” Stambollin, shkatërrohet qyteti

Shiu dhe breshëri “pushtojnë” Stambollin, shkatërrohet qyteti

Publikuar më: 16:03 28-07-2017

Stambolli po përballet me një situatë të frikshme nga shirat që pushtuan një nga qendrat e Turqisë. Një stuhi e frikshme është derdhur mbi Stamboll, duke lëshuar shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, që brenda pak minutash përmbytën rrugët, rrëzuan pemë dhe pezulluan trafikun ajror e atë rrugor.

Të paktën dy persona u lënduan, kur një mur i vjetër i varrezave u shemb, si dhe 8 të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë kohës së rrebeshit të shiut dhe breshërit. Fluturimet nga aeroporti Ataturk, një ndër më të frekuentuarit, u pezulluan.

Pjesë të qytetit u mbuluan nga kokrrizat e mëdha të breshërit dhe rrugët u mbushën me ujë të përzierë me baltë. Reshjet madje bënë që disa makina dhe autobusë të përmbyteshin ose të mbeteshin të bllokuara.

Një vinç i madh u rrëzua në portin ‘Hajdar Pasha’, afër hyrjes jugore në Bosfor, duke shkaktuar një shpërthim dhe një zjarr që më pas u vu nën kontroll. Kjo ishte hera e dytë brenda këtij muaji, që shiu përmbyt rrugët dhe ndërpret transportin në Stamboll. Autoritetet njoftojnë se qyteti ka kaluar në gjendje emergjence, pasi cdo shërbim public është pezulluar, deri në një njoftim të dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994