INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shitet diamanti i rrallë! Sa kushtoi dhe pse ishte kaq i çmuar? Zbulojeni [FOTO]

Shitet diamanti i rrallë! Sa kushtoi dhe pse ishte kaq i çmuar? Zbulojeni [FOTO]

Publikuar më: 11:52 14-11-2018

Dikur pronë e familjes Oppenheimer, që ka pasur në zotërim kompaninë e minierave De Beers, diamanti konsiderohet si një ndër më të jashtëzakonshmit në botë. Është gati 19 karat, thotë kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Bizhuterive të Christie’s, Rahul Kadakia, dhe më rozë se kaq nuk mund të bëhet.

Diamant i rrallë ngjyrë rozë është shitur 50.3 milionë dollarë në ankand, një çmim rekord.

Guri i çmuar 19-karatësh Pink Legacy u ble në Gjenevë nga marka e njohur amerikane Harry Winston. Ishte pikërisht çmimi prej rreth 2.6 milionë dollarë për karat ai që shënoi një rekord botëror për një diamant rozë, sipas përgjegjësit të shtëpisë së ankandit Christie’s për Europën.

Diamanti ishte vlerësuar ndërmjet 30 deri në 50 milionë dollarë përpara shitjes dhe është blerë pas vetëm 5 minutash pas fillimit të ofertave.

C_2_fotogallery_3092908_2_image.jpgC_2_fotogallery_3092908_0_image.jpgC_2_fotogallery_3092908_3_image.jpgC_2_fotogallery_3092908_4_image.jpgC_2_fotogallery_3092908_5_image.jpgC_2_fotogallery_3092908_6_image.jpgC_2_fotogallery_3092908_7_image.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037062168121338