INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni gjestin surprizues të David Beckham ndaj fansit të sëmurë [FOTO]

Shikoni gjestin surprizues të David Beckham ndaj fansit të sëmurë [FOTO]

Publikuar më: 22:58 08-11-2017

Ylli i futbollit David Beckham ka marrë pjesë në eventin “Krenaria e Britanisë” pasi është prekur nga historia e një djali të ri 17-vjeçar të prekur nga sindroma “Acorns”. Beckham i ka dorëzuar të riut Moin Yuonis çmimin që ka fituar në këtë event prestigjioz duke e surprizuar dhe emocionuar atë, nga kjo ngjarje e veçantë! Ai e ka telefonuar të riun për t’i dhënë lajmin, të cilit i është dukur gjithçka e pabesueshme!

“Kjo është e mrekullueshme dhe e pabesueshme”, ka treguar Moin, “Dita më e bukur e jetës sime, jam rritur duke të të ndjekur dhe nuk mund t’i bëja dot flokët e mi aq bukur sa ti”, ka rrëfyer i emocionuar 17-vjeçari, shkruan bordo.al. Moin Younis, i prekur nga sindroma “Acorns”, është përpjekur që të luftojë këtë sindromë dhe e ka merituar çmimin si ambasador me ndihmën e tij ndaj individëve të tjerë të prekur prej saj. Kjo sëmundje lidhet me gjakderdhje në sasi të madhe kur dëmtohet lëkura. Gjesti i Beckham ka prekur zemrat e mijëra fansave me këtë veprim të adhurueshëm ndaj Younis, i cili shpërtheu në lotë i emocionuar pasi mori çmimin e merituar nga legjenda e futbolli

t.beckham-younis-bordo.jpg

beckham-bordo_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038092136383057