INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni çfarë shkruan ‘Billboard’ për Era Istrefin [FOTO]

Shikoni çfarë shkruan ‘Billboard’ për Era Istrefin [FOTO]

Publikuar më: 15:40 09-06-2018

Pasi u bë pjesë e trios që do të sillte këngën zyrtare të Botërorit 2018, vëmendje më e madhe u kthye ndaj Era Istrefit.

Ditën e djeshme u publikua edhe klipi i ‘Live it up’; një këngë me ritme verore që do t’ju shoqërojë edhe pas përfundimit të Botërorit. Suksesi i Erësi i ka kaluar kufinjtë dhe ka rrëmbyer edhe vëmendje ndërkombëtar. Ndaj edhe “Billboard” ka vendosur t’i kushtojë 23-vjeçares një artikull ku shpreh më së miri vlerësimin për këngëtaren shqiptare.

Ata shkruajnë se kënga e saj më e re do të jetë suksesi i radhës për Erën. Gjithashtu citojnë edhe fjalët e Erës lidhur me këtë projekt muzikor ku ka treguar se sapo ka dëgjuar këngën ka menduar se ajo është e bërë vetëm për të.

“Unë jam rritur me këngët ‘reggae’, kështu që kur dëgjova ‘Prisioner’ të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, ndjeva se kënga është kaq e ndërlidhur me mua, me meloditë e pabesueshme dhe me tekstin me të cilin identifikohem,”- ka shkruar Billboard”. Ata nuk harrojnë ta cilësojnë këngëtaren shqiptare edhe si një makinë prodhuese.

Screenshot_60-281x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555