INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Shiko punët e tua'! Fansja acaron keq Rozana Radin, reagimi i saj do ju lërë pa fjalë...[FOTO]

'Shiko punët e tua'! Fansja acaron keq Rozana Radin, reagimi i saj do ju lërë pa fjalë...[FOTO]

Publikuar më: 15:53 17-06-2019

Rozana Radi është një ndër personazhet më të njohur të ekranit shqiptar. Ajo njihet në disa fusha si muzikë, aktrim, biznes dhe televizion. 

Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme, po ashtu është edhe padyshim një humoriste e denjë.

Së fundmi, këngëtarja shprehet në nje nga postimet e fundit se komshien e saj e ka lënë i dashuri dhe çdo ditë dëgjon muzikë melankolike me zë të lartë:

“Kam një komshie ngjitur me derën time që është ndarë nga i dashuri dhe çdo ditë dëgjoj me zë shumë të lartë muzikën më të trishtë në botë! Aq shumë na ka mërzit me këto këngë të dhimbshme sa ka fillu m`i i mungu të gjithë komshinjve i dashuri i kësaj”- shkruan Rozana.

Pas këtij statusi ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer aspak komentet e ndryshme gjë që duket fare mirë se ky lloj statusi nuk është pritur fare mirë. Njëra nga komentueset i shkruan këngëtares të merret më tepër me punët e veta sesa të komshinjve:

“Po më zhgënjen Rozana. Ta lexoja NGA një close mind hajde de. Nga ju, zhgënjim. Ishalla mësohemi ndonjëherë ne shqiptarët të shohim punët tona”- ka shkruar komentuesja.

Por Rozana nuk ka nguruar aspak për tja kthyer një përgjigje të cilës nuk ja ka përtuar fare me fjalët e saj:

“Është humor e dashur! Pak me limonatë statustet në verë”- ka shkruar Rozana.

rozanaaaaaaaaaaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873