INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni si e ka transformuar kanceri ish yllin e serialit

Shihni si e ka transformuar kanceri ish yllin e serialit "Beverly Hills" [VIDEO]

Publikuar më: 10:14 02-08-2016

Një histori e trishtë po rezulton ajo e aktores Shannen Doherty.

Ylli i serialit "Beverly Hills, 90210" bëri të ditur muajin e kaluar se vuante nga sëmundja e kancerit në gji. Ndërkohë që tashmë ka treguar se pavarësisht operacionit të kryer për heqjen e gjoksit, sëmundja ka arritur të përhapet edhe në mushkëritë e saj. Teksa ka folur për Entertainment Tonight, aktorja 45-vjeçare ka  rrëfyer se nuk janë trajtimi, kimeo terapitë, të mos pasurit flokë apo të jetuarit pa një gjoks ato që e trembin më shumë, por fakti se si do të ndikojë e ardhmja e saj tek njerëzit e zemrës. Javën e kaluar Doherty postoi në Instagram një seri fotosh me kokën e rruajtur ku falenderonte bashkëshortin dhe miqtë për mbështetjen!

Article Logic
Execution time: 0.0041830539703369