INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni sa fiton Kendall Jenner pa lëvizur as gishtin

Shihni sa fiton Kendall Jenner pa lëvizur as gishtin

Publikuar më: 15:10 11-02-2016

Miliona të tjerë për Kendall Jenner? Pse jo!

Këtë herë burim të ardhurash për supermodelen është bërë kompania "Cutera", një kompani kjo që ofron trajtime me laser të lëkurës, e cila pa pyetur kanë vendosur të përdorin fytyrën e Kendall si imazhin e tyre. Sajti TMZ raporton se tashmë Jenner ka ngritur një padi kundër kësaj kompanie, një padi e cila përveçse sqaron gjerë e gjatë punët si modele të Kendall, ka një vlerë prej 10 milionë dollarësh. Një shifër të tillë e ka konfirmuar edhe Todd Wilson, avokati i Kendall Jenner, i cili ka thënë se shifra kërkuar përkon me fitimet e kompanisë "në kurriz" të modeles. Kujt do t'i shkonte ndërmend që bukuroshja 20-vjeçare mund të paguhej kaq shumë!  

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555