INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifrat e çmendura. Ja sa u shitën këto kitare

Shifrat e çmendura. Ja sa u shitën këto kitare

Publikuar më: 17:25 20-05-2018
Kitara  elektrike, me të cilën ka performuar këngëtari amerikan Bob Dylan është shitur në një ankand për 490 mijë dollarë. Ankandi është mbajtur në Dallas dhe blerësi i kësaj kitare ka dashur që të mbetet anonim.
Kitara e tipit Fender Telecaster e vitit 1965, gjithashtu është përdorur edhe  nga Eric Clapton dhe George Harrison. Instrumenti muzikor i përkiste kitaristit të Dylanit, Robbie Robertson.
 
Në vitin 2013, një kitarë elektrike, e tipit Stratocaster, që Dylan e kishte përdorur për Festivalin New port Folk më 1965, ishte shitur për 965 mijë dollarë.
Gjithashtu në ankand, kitara e parë elektrike e anëtarit të The Beatles, George Harison është shitur për 430 mijë dollarë, ndërkaq një kitarë e Elvis Presley është shitur për 115,200 dollarë.
 
 kitaaa.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0058090686798096