INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra të çmendura! Nuk do ta besoni sa fitojnë VIP-at për një postim në INSTAGRAM, në fron qëndron...[FOTO]

Shifra të çmendura! Nuk do ta besoni sa fitojnë VIP-at për një postim në INSTAGRAM, në fron qëndron...[FOTO]

Publikuar më: 19:49 27-09-2018

Instagrami sot është një nga rrjetet sociale më të preferuar prej të rinjve, por nese je i famshëm, me influencë apo një brand i fuqishëm në treg, mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të fituar para. Pyetja se kush është më i mirë mes Mesit dhe Ronaldos do të na mundojë shumë, por nëse bëhet fjalë për rrjetet sociale ka vetëm një mbret dhe ai është Cristiano Ronaldo. Falë 142 milionë ndjekësve që ka në Instagram, CR7 përfiton shifrën e çmendur të 641 mijë eurove për çdo postim që bën në profilin e tij në Instagram. Shifrat e zbuluara nga revista amerikane Forbes, vinë edhe si pasojë e pëlqimeve dhe komenteve të shumta që ylli portguez merr në Instagram.

Messi përfiton shifrën e 427 mijë eurove për çdo postim ndërkohë që Neymar merr më shumë se argjentinasi i Barçës plot 513 mijë euro, ndërsa në listën e atyre që fitojnë më shumë përsa i përket futbollistëve janë edhe David Beckham, Gareth Bale, Zlatan Ibrahimovic e Luis Suarez. Megjithatë Ronaldo nuk është ai që përfiton më shumë para nga Instagrami pasi mbretëresha e vërtetë është motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner me 850 mijë euro për çdo postim e ndjekur nga këngëtarja Selena Gomez me 684 mijë euro për çdo postim. Megjithatë duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për postime çfardo nga jeta e përditshme e yjeve të shoë-bizit por për postime që në të cilat reklamohet një firmë e caktuar.

kln.png

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749